FSK ka njoftuar se ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të cilat kanë filluar një operacion për gjetjen e një 27-vjeçari me inicialet A.H, nga komuna e Prizrenit, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.202, përcjell Gazeta Express.
Nga FSK është bërë e ditur se ky operacion është operacion i kërkim-shpëtimit malor dhe ujor.
‘‘FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit të zhdukur
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari me inicialet A.H. nga Komuna e Prizrenit, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.2024.
Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një person të raportuar te zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së.