FSHF e ngushëllon familjen e lojtarit Raphael Dwamena që pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

E publikuar: 11/11/2023 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) shpreh tronditjen e thellë familjes se lojtarit Raphael Dwamena për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore” mes Egnatias dhe Partizanit, ku sulmuesi Raphael Dwamena u përball me një fatkeqësi të papritur gjatë ndeshjes, kur humbi ndjenjat në minutën e 23-të.

“FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar”.

Në shenjë nderimi për futbollistin FSHF-ja ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kampionateve të futbollit në Shqipëri, të planifikuara për këtë fundjavë, do të shtohen në një kohë tjetër

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

“Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë”, kanë sqaruar rrethanën e kësaj fatkeqësisë.