Corripo është fshati më i vogël malor në Zvicër, që ndodhet në kantonin italian Ticino, që do të kthehet në kompleks hotelier, si pjesë e projektit për ta shpëtuar nga zhdukja.
Vendbanimi me 13 banorë, ku vetëm një prej të cilëve nuk është pensionist, ka filluar të dëmtohet në kohë pasi shtëpitë janë boshatisur, ndërsa për hapësirat e përbashkëta nuk ka kush të kujdeset, transmeton Telegrafi.
Fshati me 600 metra lartësi mbidetare, dikur kishte 300 banorë që mbushnin sheshet e vogla, rrugicat e ngushta dhe shkonin rregullisht në një kishë që tashmë është rrënuar.
Për ta shpëtuar nga rrënimi total dhe zhdukja, ka nisur një projekt që parasheh për të kthyer gjithçka në hapësira turistike dhe atraktive për vizitorë.
Të gjitha shtëpitë e punuara me gurë, do të shfrytëzohen për fjetje, teksa katet e para të tyre do të jenë recepsione dhe hapësira për pushim.
Asgjë nuk do të ndryshohet në pjesën e jashtme, vetëm se do të krijohen restorante. /Telegrafi/