Së fundi, këngëtarja ka qenë pjesë e një eventi organizuar nga brendi i njohur “Dior”, ku si çdo herë u shfaq me një stil unik. Për këtë event, Rita kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me lule, në të cilin gati zbuloi më shumë seç duhet.
Kjo ngase, era i ngriti fustanin në pjesën e përparme, megjithatë shpëtoi nga ‘incidenti’ që menjëherë do ta kishin kapur paparacët. Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita Ora është “Girls”, këngë kjo në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.



















