Fruta Çudibërëse

E publikuar: 10/06/2015 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sezoni i qershive të shijshme tashmë pothuajse ka filluar, që do të thotë se ilaçi çudibërës mund të jetë lehtësisht në duart tuaja.

Do të ishte mirë që, në vend se dhimbjet e kokës t’i luftoni me aspirinë a me ndonjë tabletë tjetër, dhimbjen ta provoni ta ndalni me të mirat që i posedon qershia.

Qershitë janë shumë të pasura me vitamina A, B, C, pastaj janë të pasura edhe me acid folik, kalcium, kalium, hekur, ndërsa që lista e përparësive dhe dobive nga qershia është e gjatë.

Nëse vuani nga problemet me zemër, ose me veshka, çdo ditë vetes ia caktoni rreth 250 gramë të këtij “medikamenti” natyror. Kjo është një dozë e mjaftueshme edhe për ata persona që vuajnë nga reuma, si dhe për ata që kanë nivel të lartë të kolesterolit.

Disa qershi brenda ditës mjaftojnë që energjia të jetë në nivelin e duhur. Mos harroni se kjo pemë magjike do ta rregullojë edhe problemin që keni me ujin shtesë që ju mbetet në organizëm, që e bën të shkëlqyeshëm në luftimin e celulitit.

Efekti kozmetik do të vërehet edhe në fytyrën tuaj, sepse substancat me të cilat qershia është e pasur forcon indin lidhës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.