Frontistët francezë kërkojnë ndërprerjen e negociatave të BE-së me Serbinë

E publikuar: 24/06/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Fronti Kombëtar të Marine le Penit kanë paraqitur propozim rezolutën për ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE, marrin vesh burime të gazetës serbe “Dana” në Bruksel.
Këtë e kanë bërë, transmeton Koha.net, përmes grupit të ri parlamentar të formuar dhe projektrezolutën e kanë nënshkruar deputetët Steve Briault, Dominique Bildt, Sophie Montel, Mireille D’Ornano, Emeric Chopard.
Në tekst ndër të tjera vlerësohet se po vonohet në përparimin për kapitujt negociues “marrë para sysh mospajtimet e mëdha ndërmjet BE e Serbisë rreth statusit të Kosovës, rreth harmonizimit të dispozitave lidhur me të drejtat e njeriut si dhe për shkak të marrëdhënieve diplomatike e gjeostrategjike me Rusinë”.
Njëkohësisht konstatohet se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të rrezikojë marrëdhëniet ndërmjet vendeve që dikur kanë qenë pjesë e Jugosllavisë dhe Rusisë”, prandaj projektrezoluta thërret për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE, ndërsa kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Schulz i kërkohet që projektrezolutën ta dërgojë në Komisionin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe te shtetet anëtare të BE-së.