Mund të duket si një menu e stilit kanibal, por në fakt shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e trurit të të afërmve të vdekur, mund të na ndihmojë të bëhemi imun nga skleroza. Studimi u zhvillua në një tribu në Papua Nuova Guinea, ku anëtarët e një komuniteti arritën të mposhtnin sëmundjen. Sipas një ekipi studiuesish britanikë, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistën “Nature” thuhet se ajo që i bënte imun, pikërisht ushqyerja me trurin e të afërmve të ndjertë, gjatë ceremonisë funerale i kishte mbrojtur nga skleroza.
Anëtarët e tribusë së Fore, shfaqën një rezistencë të fortë ndaj Kuru, një çrregullim endemik degjenerues shumë i rrallë. Sëmundja arriti pikun në vitin 1950 duke prekur 2% të popullsisë çdo vit.
Tek personat e mbijetuar u zbulua një gen rezistent, pas ngrënies së trurit të të afërmve i cili mbronte nga skleroza dhe sëmundje të tjera neurologjike, si Parkinsoni.