Frikë dhe panik pas sulmit me armë, ja çfarë po ndodh në Las Vegas

E publikuar: 02/10/2017 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kazinove të mëdha në Las Vegas, pikërisht në ‘Mandalay Bay’. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të mos i afrohen zonës ku janë raportuar të shtënat dhe ka pasur një prani të madhe të efektivëve, shkruan SYRI.net.

Një video e filmuar nga Eiki Hrafnsson dhe e hedhur në Twitter tregon se çfarë po ndodh në kazinonë e madhe dhe në zonën përpara hotelit, i cili aktualisht është mbyllur.

Sipas atyre që shkruajnë në Twitter, mësohet se ka njerëz të bllokuar në kazino dhe hotel, e të tjerë që vrapojnë me të shpejtë që ti shpëtojnë plumbave.

Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person që është duke qëlluar me armë.