Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj, raporton EO.
Ajo tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.
“Krijimin e rezervave e konsiderojmë si arritje konform praktikave rajonale. Objektivat kryesore janë të orientuara drejt harmonizimit të kushteve për mallra. Qëllimi kryesor është vendosja e bazave shtetërore të mallrave. Duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshëm të rezervës e them që shteti ynë ka arritur sasinë e rezervës shtetëror edhe kemi blerë grurë, naftë. Në kontakt të vazhdueshëm me mullist deri në 6 muaj popullata jonë nuk ka nevojë të brengoset”.
Mes tjerash, ministrja tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.
Hajdari tha se qysh vitin e kaluar kanë filluar blerjen e produkteve elementare.
“Kemi një qëndrueshmëri me rezervën mallrave. Nëse ka nevojë për rezerva shtesë kemi shtetet mike. Rezervat shtetërore shfrytëzohen për nevojat kur kemi luftë apo rrezik nga lufta, në rast të katastrofave të mëdha. Në vazhdën e sigurisë së mallrave ne do të analizojmë mundësitë për të mbrojtur tregun tonë. Me ligjin për rezerva shtetërore mallrat shtetërore janë sekrete dhe nuk jepet as shuma as ditët ku furnizohet shteti. Duhet të veprojmë sipas ligjit sepse kontrata konsiderohet sekrete, ka thënë ajoSe nuk ka nevojë për panik e tha edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Tutje, Murati theksoi se Kosova është e furnizuar me miell, duke shtuar se janë ndarë 10 milion euro për rezerva shtetërore.
“Synimi ynë si qeveri është që të njoftojmë qytetarët se nuk ka nevojë për panik, meqenëse sot gjatë ditës kemi parë raste pranë disa mullive që ka pasur kolona të gjata, që na kujtojnë kohën e marsit dhe prillit të vitit 2020, kur ngjashëm ishte përhapur një panik se do të mbeteshin pa miell apo pa bukë, edhe atëherë kemi bërë thirrje që të mos ketë sjellje të tilla, nuk ka nevojë për panik jemi të furnizuar mjaftueshëm, dhe furnizohemi vazhdimisht”, tha ai.
“Jemi të furnizuar me miell dhe kemi si guruar kanale tjera në rast nevoje. Dhe të mos krijohet presion që të vrapojnë në supermarkete për miell. Nuk ka nevojë sepse jemi mirë të furnizuar. Kemi ndarë 10 milion euro për rezerva shtetërore. Duhet të bëjë thirrje të kenë vigjilencë më të shtuar sepse po bombardohemi me lajme të rreme. Duhet të jemi vigjilent që mashtrime të ndryshme ta influencojnë sjelljen tonë”.