Dihet tashmë se qeveria kineze është shumë e shqetësuar rreth influencës që mund të ketë Perëndimi tek qytetarët e saj, aq shumë sa ata kanë ndaluar disa produkte dhe shërbime të vendeve perëndimore, si Google, Facebook, YouTube etj. Për të parandaluar çdo mbikëqyrje të mundshme nga qeveritë e vendeve perëndimore, Kina ka vendosur të krijojë një telefon inteligjent të vetin të sigurt.
Ky lajm është bërë i ditur nga Wall Street Journal, e cila raporton se ZTE do të jetë kompania që do të krijojë një pajisje të tillë. I gjithë hardueri dhe softueri i këtij telefoni do të jenë kinez, duke shmangur kështu instalimin e pajisjeve përgjuese në telefon.
Sistemi operativ do të krijohet nga Alibaba, e cila po bashkëpunon me Ministrinë e Sigurisë Publike të vendit për të zhvilluar sistemin operativ më të sigurt që do të përdoret nga zyrtarët e policisë në këtë shtet. Mos ndoshta Kina po tregohet pak paranojake? Ndoshta, gjithsesi, për një shtet që ka qenë shumë i rreptë me rregullat e tij dhe nuk e ka problem që të censurojë internetin kur t’i dojë qejfi, vështirë të themi se jemi të befasuar nga ky lajm.