Shteti Islamik posedon sasi të mjaftueshme të materieve radioaktive që të mund të prodhojë një bombë të “ndyrë”, kanë paralajmëruar shërbimet e inteligjencës australiane.
NATO ka shprehur shqetësim rreth rezervave të këtyre materieve që i posedon Shteti Islamik, ka bërë të ditur ministrja e punëve të jashtme të Australisë Julie Bishop.
Sipas agjencisë australiane të zbulimit për të cilin ka raportuar “Independent”, xhihadistët posedojnë materie radioaktive, pjesa më e madhe e cila kryesisht është vjedhur nga objektet e qeverisë, dhe besohet se sasia e saj është e mjaftueshme për prodhimin e një bombe të madhe që mund të shpërndajë materien radioaktive në një sipërfaqe të madhe.