Freedom House: Demokracia në Kosovë nuk ka shënuar përparim

23.06.2015 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Freedom House: Demokracia në Kosovë nuk ka shënuar përparim

Demokracia në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë e brishtë dhe në disa raste ka pësuar rënie, sipas raportit të organizatës Freedom House “Vendet në Tranzicion”, të botuar sot.

Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk ka një demokraci të konsoliduar, thuhet në raportin që mbulon zhvillimet e vitit 2014 dhe 4 nga 7 vendet e përfshira pësuan rënie, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar përparim, Kosova nuk ka ndryshim dhe Maqedonia ka pësuar rënie.

Raporti arrin në përfundimin se në 29 vendet e analizuara në Evropë dhe Euro-Azi, përpjekjet për demokratizim po përballen me sulme të reja dhe gjithmonë e më agresive.

Kategorizimi i regjimeve sipas nivelit të demokracisë

Shqipëria dhe Maqedonia vazhdojnë të jenë pjesë e grupimit të regjimeve tranzicionale dhe hibride, ku bëjnë pjesë edhe Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Maqedonia ra vitin e kaluar në këtë kategori.

Në kategorinë e vendeve me demokraci gjysmë të konsoliduar, një vlerësim më i lartë se sa ai i regjimeve hibride, këtë vit bëjnë pjesë Serbia dhe Mali i Zi, por edhe vende të BE-së, si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.

Kosova bën pjesë në kategorinë e regjimeve gjysmë autoritare, së bashku me Armeninë dhe Kirgistanin. Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është mes regjimeve autoritare, ku hyn Rusia dhe ku në nivelin më të ulët është Uzbakistani.
Vendet me nivelin më të lartë të demokracisë, hyjnë në grupin e demokracive të konsoliduara, ku përfshihen Sllovenia – me vlerësimin më pozitiv – Estonia, Letonia, Polonia, Republika Çeke, Lituania dhe Sllovakia.

Shqipëria përmirësim, por ende prapa në radhitjen e rajonit

Freedom House thotë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që shënoi përmirësim në nivelin e demokracisë në përgjithësi në krahasim me vitin e mëparshëm, falë ndërmarrjes së disa reformave dhe hapave paraprakë në luftë kundër korrupsionit nga qeveria që u zgjodh në vitin 2013. Megjithatë në renditjen e përgjithshme të 7 vendeve të Ballkanit vetëm Bosnja dhe Kosova mbeten pas saj.

Sistemi gjyqësor ende nuk ka demonstruar se merr përsipër ndjekje penale të nivelit të lartë. Gazetaria hetimore është e dobët, pasojë edhe e krimit të organizuar që vazhdon të mbetet shumë i përhapur. Raporti përmend faktin që Shqipëria mori në vitin 2014 statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pas tri refuzimeve të mëparshme.

Kosova, vlerësimi i pandryshuar por ulje dhe ngritje në dy kategori

Vlerësimi i përgjithshëm për Kosovën nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, por vendi ka shënuar rënie në kategorinë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Në kategorinë e pavarësisë së medias është shënuar përparim, falë shtimit të organeve të pavarura të medias dhe gazetarisë investiguese në mediat elektronike.

Megjithatë media në vend vazhdon të vuajë nga problemet që i kanë edhe shumica e vendeve të tjera në rajon, siç janë njëanësia pro-qeverisë në radio-televizionet publike, auto-censura e shkaktuar nga presioni editorial nga udhëheqësit politikë dhe pronarët dhe ngacmimet ose sulmet ndaj gazetarëve që zakonisht nuk ndëshkohen.

Vazhdon rënia për Maqedoninë

Maqedonia, është mes vendeve që ka vazhduar të ketë rënie në nivelin e demokracisë, ashtu si edhe një vit më parë, veçanërisht në kategoritë e procesit elektoral dhe shoqërisë civile.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare të prillit 2014 u shoqëruan nga njëanshmëria pro-qeveritare nga ana e medias dhe abuzimi me burimet administrative, duke sjellë si rezultat një tjetër bojkotim afatgjatë të parlamentit nga ana e opozitës.

Qeveria, thuhet në raport vazhdoi të zbatonte një numër reformash institucionale të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë.

Gjatë gjithë vitit 2014, grupet e shoqërisë civile dhe lëvizje spontane popullore u përpoqën pa sukses të kundërshtonin propozimet problematike qeveritare dhe, përfshirë legjislacion që minon pavarësinë e universiteteve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike