Fussball : 1.Bundesliga 02/03 , Muenchen , 08.03.03 FC Bayern Muenchen – Bayer 04 Leverkusen 3:0 Praesident Franz BECKENBAUER / Bayern Foto:BONGARTS/Alexander Hassenstein
Franz Beckenbauer në telashe. Prokuroria e Zvicrës ka nisur një hetim ndaj ish-kapitenit dhe trajnerit të kombëtares gjermane për lëvizje të dyshimta të shumave të mëdha parash që lidhen me caktimin e Gjermanisë si vendi organizator i Botërorit të vitit 2006. Beckenbauer akuzohet për mashtrim dhe riciklim parash si president i Komitetit Organizativ të Botërorit të 10 viteve më parë. Bashkë me 70-vjecarin po hetohen edhe zyrtare të tjerë që kanë lidhje me këtë cështje.
Në tetor të vitit të kaluar, Beckenbauer e pranoi se kishte bërë gabim për faktin se kishte pranuar të drejtonte Komitetin Organizator të Gjermani 2006, por mohoi të jetë përfshirë në shit-blerjen e votave. Në votimin për vendin që do të organizonte Botërorin e 2006-ës Gjermania arriti të triumfonte ndaj kandidaturës së Afrikës së Jugut vetëm për një votë me rezultatin 12-11. Sipas mediave gjermane hetimet janë përqendruar te transaksionet mes 2002-isht dhe 2005, që kapin shifrën e 10 milionë Frangave zvicerane.