Frank-Walter Steinmeier president i ardhshëm i Gjermanisë?

E publikuar: 14/11/2016 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani janë pajtuar që ta përkrahin ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për president të ardhshëm të vendit.

Steinmeier do ta merrte rolin kryesisht ceremonial si shef i shtetit nga Joachim Gauck, mandati pesëvjeçar i të cilit mbaron në shkurt të 2017-tes, transmeton Express.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se partia e kancelares Angela Merkel do ta përkrahë Steinmeier për këtë post.

Steinmeier, një social demokrat 60-vjeçar, është në mesin e politikanëve më të njohur gjerman.

Ai, madje e ka kritikuar ashpër presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore, duke e përshkruar si njëri nga predikuesit e urrejtjes./Express/