Francezi i fton për të pirë, por dy shqiptarët i vjedhin shtëpinë

E publikuar: 19/07/2017 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e cila ka mbyllur hetimet për shtetasit Armando T dhe Elton Sh, që të dy ndodhen në burg të arrestuar, pasi mbi ta rëndojnë akuzat për “vjedhje, kryer në bashkëpunim”, dëm të një shtetasi francez i cili më 21 dhjetor 2016, ka njoftuar policinë se i janë grabitur disa sende në banesën e tij në Tiranë ku jetonte prej një viti me qira.

Francezi ka ngritur padi mbi dyshimet që kishte mbi të pandehurit. Ai ka dëshmuar se punon si ndihmës teknik në një kompani në kryeqytet dhe Elton Sh. e ka njohur pasi prej tij ka marrë ftesë për miqësi në rrjetin social Facebook, shkruan “Panorama”. Elton SH, i është prezantuar si “R”, dhe se punonte në një palestër.

Më 20 dhjetor 2016, rreth orës 23:40, E.Sh i ka telefonuar dhe i ka thënë që donte ta takonte për qejf me një shokun e tij. Kallëzuesi i ka ftuar për të pirë në banesën e vet. I ka pritur poshtë pallatit dhe i ka përcjellë për në banesë ku, pasi janë ulur, kanë nisur të pinin verë, vodka e pije të ndryshme dhe kanë biseduar në anglisht.

Francezi ka thënë se ka hyrë në një moment në tualet dhe kur ka dalë që aty ka vënë re që i mungonte telefoni celular.

I ka pyetur të dy ata dhe nga mimika e fytyrës së tyre kuptoi që ata diçka fshihnin, madje njeri prej tyre kishte diçka të fshehur në xhepin e pantallonave.

Kallëzuesi ka zgjatur dorën dhe ia ka marrë nga xhepi dhe ka njohur telefonin e vet. I irrituar i ka dëbuar nga shtëpia e tij.

Ndërkaq, pasi kanë kaluar ca minuta, ka vënë re që në banesë i mungonin edhe laptopi, por çanta ishte aty, i mungonte një karikues wireless i celularit që karikonte një bateri të jashtme të celularit, mungonin 5.000 lekë në çantën e laptopit.