Sipas “Il Corriere dello Sport” legjenda e klubit romak, Francesco Totti është drejt rikthimit tek ish-klubi i tij Roma si zëvendës-president ose si drejtor teknik.
Gazeta në fjalë raporton se Totti ka pasur kontakte të vazhdueshme me CEO Guido Fienga, dhe se një rikthim te Roma tanimë shihet si i pashmangshëm.
Pas incidentit të fundit me lojtarin Amadou Diawara, thuhet se “Friedkin Group” dëshirojnë ta përshpejtojnë punën me rastin e Tottit në lidhje me revolucionin e klubit.
Po ashtu raportohet që legjenda e klubit romak nuk është takuar ende me drejtorin e klubit Fienga.