Francë: Përkushtim për zbulimin e shkaqeve të përplasjes së aeroplanit

E publikuar: 25/03/2015 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se autoritetet franceze do t’i zbulojnë shkaqet e përplasjes së aeroplanit të kompanisë Germanwings në Alpe, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.

Duke folur sot pranë kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, dhe kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, afër vendit të rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve, Hollande tha se “Franca qëndron me ju”.

Aeroplani i tipit Airbus A320, gjatë fluturimit nga Barcelona për në Dizeldorf, është rrëzuar dje.

Firma ajrore e buxhetit të ulët, Germanwings, tha se 72 udhëtarë ishin gjermanë. Madridi thotë se së paku 49 vetë në aeroplan ishin spanjollë.

Hetuesit francez, thanë se ishin në gjendje të nxirrnin një audio incizim të përdorshëm nga kutia e zezë e aeroplanit, e cila ishte gjetur, por ishte e dëmtuar.