Qindra aktivistë të të drejtave të kafshëve protestuan në qendër të Parisit në kuadër të fushatës së tyre kunëer ‘vuajtjes së kafshëve dhe konsumit të mishit të tyre’.
Ata u lyen me bojë të kuqe që simbolizon gjakun dhe u shtrinë në rrugët në qendër të kryeqytetit francez. Kjo formë proteste e tyre zhvillohet çdo vit dhe ka nisur që prej 2009-s.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të këtij grupi të aktivistëve ‘269 Life’ shkruante: “Ne u lyem me gjak për të sjellë dhimbjen e kafshëve që përballen çdo ditë”.
Situata e krijuar në mes të Parisit nga aktivistët e lyer me “gjak” krijonte imazhin e një filmi horror, gjë që shqetësoi edhe kalimtarët e tjerë.