Franca nuk u “lëshon pe” aseteve kriptografike

E publikuar: 20/12/2018 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhoma e ulët e Parlamentit Francez refuzoi disa amendamente të cilat do të lehtësonin barrën taksative mbi pronarët e aseteve kriptografike.

Këto amendamente do të dallonin transaksionet në monedha dhe asete kriptografike ndaj transaksioneve normale dhe do të trajtoheshin me më pak rigorozitet.

Madje në mesin e tyre ishte edhe një propozim i cili do të përjashtonte nga taksat transaksionet në një shumë të caktuar.

Aktualisht tregtarët me volume vjetore transaksionesh prej mese 305 euro duhet të paguajnë taksa. Amendamentet do ta ndryshonin këtë tavan në 3,000 euro e madje edhe 5,000 euro.

Ato u refuzuan të dyja e madje ligjvënësit refuzuan të aplikonin rregulloren e letrave me vlerë edhe ndaj aseteve kriptografike.

Fati i propozimit tjetër, reduktimit të taksës së të ardhurave nga kriptomonedhat dhe asetet nga 36.2 në 30% nuk dihet.

Lojtarët e industrisë kriptografike në Francë thanë se më qesharake është fakti se ligjvënësit thonë “merrni përsipër vetë rreziqet dhe ne nuk u mbështesim” por taksat do ti marrim prej jush.

Nën legjislacionin e ri, shumë tregtarët do të zgjedhin të mos raportojnë të ardhurat e tyre.

Franca është një prej vendeve që më së paku u beson monedhave dhe aseteve kriptografike. /PCWorld Albanian