Franca ka kërkuar që menjëherë të pezullohet vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit.
Reagimi i Francës erdhi pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit dhe ka kërkuar që vendimi të shtyhet deri në një afat më të përshtatshëm.
“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në qëndrim.
Franca ka bërë thirrje që palët të gjejnë zgjidhje me anë të dialogut, thuhet në reagim.
“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet tutje në reagim.


















