Përfaqësuesi i Francës në OKB ka kritikuar Kosovën për çështjen e ndalimit të dinarit serb, duke ftuar BQK-në që vendimi të pezullohet menjëherë.
Teksa ka thënë se e dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke i kërkuar Serbisë që t’i vë fajtorët para drejtësisë.
“Ky do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve. Franca thekson thirrjen për pezullimin e vendimit menjëherë që të mundësohet një periudhë e tranzicionit. I dënojmë sulmet në Banjskë, kërkojmë që Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë.” – ka thënë përfaqësuesi francez.