48 orë pas sulmeve terroriste në Paris, Franca e ka goditur fuqishëm organizatën terroriste, përgjegjëse për masakrën, raporton KTV.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Francës të dielën në mbrëmje sulme të mëdha ajrore janë zhvilluar në një prej bazave të saj kryesore në Raqqa në Siri.
“Bombardimi… me dhjetë aeroplanë luftarakë, u lëshua në të njëjtën kohë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania. U hodhën 20 bomba”, thuhet në njoftim.
Është diskutuar mundësia që Franca të kërkojë intervenimin e NATO-s, pasi që konsideron se është në gjendje lufte.