Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kërkuan që kompanitë shumëkombëshe si Amazon dhe Google të taksohen në Evropë sipas të ardhurave të tyre dhe jo fitimeve thanë ministrat e financave të vendeve respektive në një letër të përbashkët.
Franca është vendi që udhëheq këtë iniciativë dhe ka gjetur mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të cilat janë gjithashtu të acaruara nga taksat e ulëta që paguajnë kompanitë në fjalë bazuar në rregulloren ndërkombëtare në fuqi.
Zakonisht këto kompani taksohen sipas fitimit dhe rasti i Irlandës dëshmon mësë miri sesi Apple shmangu taksat marramendëse pavarësisht të ardhurave që vinin nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Nuk duhet të pranojmë që kompani të tillë të paguajnë taksa minimale dhe të vazhdojnë të bëjnë biznes në Evropë,” shpreheshin katër ministrat.
Letra e përbashkët u nënshkrua nga Ministri Francez Bruno Le Maire, ai Gjerman Wolfgang Schaeuble, Italian Pier-Carlo Padoan dhe Spanjoll Luis de Guindos.
Letra u dërgua pranë Presidencës Evropiane të Estonisë dhe Komisionit Evropian. Ata kërkojnë nga Komisioni një zgjidhje e cila do të stabilizonte taksat në nivele koporative në vendet ku të ardhurat janë gjeneruar.
Përplasja mes Evropës dhe gjigandëve të Silikonit nuk është diçka e re. Komisioni Evropian kërkoi 13 miliard dollar taksa të papaguara nga Apple në Irlandë. Një gjykatë Franceze rrëzoi kërkesën e qeverisë Franceze e cila kërkonte 1.1 miliard Euro taksa të papaguara nga Google. /PCWorld Albanian