“Franca dhe Gjermania të interesuara për E – Kioskun”

E publikuar: 17/09/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Muhedin Nushi priti sot Ambasadoren e Francës në Kosovë Maryse Daviet, bashkëpunëtoren e saj Christine Jouve si dhe përfaqësuesit e Ambasadës e Republikës Federale të Gjermanisë, Christina Weiss dhe Philipp Strasburg, njofton kumtesa nga komuna e Prishtinës.

Ky takim u realizua me qëllim të informimit të ambasadave franceze dhe gjermane lidhur me vetëshërbimin digjital (E – Kiosk), i cili ka nxitur interesimin e ambasadave të huaja për implementimin e të njëjtit sistem edhe në shtetet e tyre.

Vetëshërbimi digjital filloi së funksionuari në qershor të vitit 2015 përmes së cilit qytetarët do të mund në mënyrë automatike t’i nxjerrin certifikatat, ekstrakte dhe shërbime të gjendjes civile.