Këto pamje vijnë nga brenda një dhome hoteli në Rusi, ku një adoleshent, biri i një miliarderi, vrau mamanë e tij duke e mbytur me telin e karikuesit të celularit. Egor Sosin, 19 vjeç, u arrestua pas vrasjes së mamasë së tij, Anastasia Noivikova-Sosina. Mendohet se djali ishte i droguar kur e kreu krimin monstruoz.
44-vjeçarja u gjet e vdekur brenda një suite në një hotel me 5 yje në qytetin Kazan. Sosin, që mendohet se është student në Londër, është djali i Igor Sosin, një manjat rus i ndërtimeve, me prona në mbarë botën. Novikova-Sosina, ish-gruaja e Sosin, e kishte sjellë djalin e saj në Kazan për ta trajtuar për varësinë ndaj drogës.
Adoleshenti i tha policisë se mamaja i kishte dhënë mjekimin, që e bëri të kishte haluçinacione. “U takuam me mamanë për disa procedura mjekësore,” tha ai.
“Ajo më dha disa pilula dhe më vonë nisi të ndodhë diçka e paqartë, nisa të kem haluçinacione, dhe i kam akoma”. Dëshmitarët thanë se mamaja dhe i biri ishin zënë kaq shumë, sa u detyruan të thërrasin policinë.
Kjo e fundit e gjeti adoleshentin duke ecur me mbathje në rrugë. Një burim i policisë tha se ai ishte “thellësisht i intoksikuar me drogë”. Sipas burimit, gruaja ishte rrahur përpara se të vritej.
Babai i adoleshentit është pronari i Starik Khottabych. Vitin e shkuar ai bleu për miliona euro një koleksion me fustanet e Sharon Stone, të cilat ia bëri dhuratë gruas së tij të re.