Nuk ka idilë të përjetshme në një lidhje apo martesë, dhe të gjithë ne, nganjeherë kalojmë nëpër një periudhë të trazuar për shkak të rrethanave të ndryshme të cilat na imponon jeta, por ka shenja paralajmëruese se nuk duhet të merren me lehtësi, dhe në mënyrë të qartë tregojnë se lidhja juaj është në krizë.
Nuk qesh më, me shakatë tuaja
Në fillim ai qeshte në të gjitha shakatë tuaja, duke thënë se ju keni një sens të madh të humorit. Tani, edhe kur shakaja është me të vërtetë qesharakem, ai nuk është i gatshëm për të dëgjuar. Edhe pse kjo nuk do të tingëllojë bindshëm tani kjo është alarmi i parë që diçka nuk shkon në lidhjen tuaj.
Seksi, çfarë është ajo?
Është normale që me kohë, tensioni seksual në lidhje zvogëlohet. Detyrat e përditshme, situatat stresuese dhe problemet, na ulin oreksin seksual, por në qoftë se ju nuk e kujtoni kur ishte hera e fundit që keni bërë dashuri me të dashurin tuaj dhe që nuk jeni ndier se e bëni atë nga detyrimi, atëherë lidhja juaj është në një krizë serioze.
Vetëm të shoh se çfarë ka në çantën e tij …..
Nëse e gjeni veten duke i kontrolluar xhepat e tij, lexoni porositë dhe shikoni në çantën e tij, nëse do të gjeni ndonjë shenjë, kjo është një shenjë e sigurt që dyshoni në partnerin tuaj, i cili nga ana tjetër ngacmon çështje të tjera serioze.
Grindeni para miqve
Të gjithë çiftet grinden, çështja e vetme është se kur dhe si. Nëse fakti që ju nuk jeni vetëm, nuk mund t’ju frenojë nga grindja e ashpër dhe duhet që me çdo kusht të turpëroni njëri tjetrin para të tjerëve, dijeni se marrëdhënia juaj ka rënë në një krizë serioze.
Shpesh fantazoni për dikë tjetër
Të gjithëve ndonjëherë na shkon mendja dhe shpesh ndodh që të fantazojmë në lidhje me dikë tjetër, por në qoftë se më shpesh ju shkon mendja tek ndonjë person tjetër se sa te personi me të cilin ju jeni në lidhje, atëherë ju duhet të mendoni nëse ai me të cilin jeni në lidhje, është vërtet për juve.
Gjithë vëmendjen e keni drejtuar tek fëmijët
Kohët e fundit mendoni vetëm për fëmijët. Ata janë një pjesë e rëndësishme, nëse jo pjesa më e rëndësishme e jetës suaj, por në qoftë se edhe partneri nuk merrë pjesë, ose në qoftë se fëmijët tuaj janë arsya që të ikni nga problemet private, është koha për të folur për atë dhe të përpiqemi për të gjetur një zgjidhje.
Nuk ka komunikim
Sa herë që ju dëshironi që të filloni ndonjë diskutimin, dhe përnjëherë, ju më shumë preferoni për të heshtur, se të grindeni në lidhje me qdo gjë dhe gjithçka. Ish-bisedat maratonike në planet e përbashkëta për të ardhmen, janë shndërruar në heshtje apo grindje të përditshme. Kjo është më shumë se shenjë e qartë se lidhja juaj është para pushkatimit, dhe kështu kërkoni ndihmë profesionale ose duhet të përballeni me realitetin si do që të jetë ai.
Kërkoni justifikime për të shpenzuar kohë larg njëri tjetrit
Ai qëndron deri vonë në punë, dhe ju e keni regjistruar kursin e qepjes. Kohën të cilën e kaloni së bashku e kaloni më shumë duke shikuar secili në monitorin e tij, se sa duke shikuar njëri tjetrin. Është e qartë që të gjithë kemi nevoj për ca kohë për të ndarë për vetvete, por në qoftë se kjo kohë kthehet në gjithë kohën, atëherë ju duhet të pyesni veten se çfarë ju në të vërtet doni nga partneri dhe lidhja./kosovarja/