Të tjera foto publikon “Daily Mail” nga masakra e Holokaustit në Ukrainë. Ajo çfarë përshkruhet është më shumë se sa tmerruese. Nëna, gra, vajza të reja e minorene që zhvisheshin, torturoheshin e pastaj varroseshin të gjalla.
Daily Mail raporton se një pjesë i detyronin të hapnin varrin e tyre duke gërmuar me thonj e më pas i groposnin brenda. Rreth 2 mijë varre masive të burrave, grave e fëmijëve janë zbuluar nga një prift katolik francez.
Fotot tregojnë gjithë masakrën dhe torturat e këtyre femrave që poshtëroheshin tej njerëzores e imagjinatës. Nga Holokausti i plumbave janë ekzekutuar 1.6 milionë hebrenj dhe hebrenj europianë gjithsej , 4.5 milionë.
Tashmë kanë kaluar 70 vite nga fundi i Luftës së Dytë Botërore por të tjera fakte, si këto foto, po dalin në dritë. newsbomb.al