Këto janë disa nga fotot e papublikuara të ish – Mbretit të Pop-it, Michael Jackson, të cilat janë bërë publike nga fotografi haitian, Alix Dejean.
Këto foto janë shkrepur në mesin e viteve ’70, kur Jackson nisi karrierën e tij si solist.
Sipas fotografit Dejean, as Michael vetë nuk e dinte për ekzistencën e këtyre imazheve.
Alix Dejean ka thënë për Time se ka një grup fotosh edhe të artistëve të tjerë, të cilat ka zgjedhur të mos i publikojë.
Ato janë personale, më kanë përfshirë edhe mua në to, prandaj nuk kam preferuar t’i bëj publike, është shprehur Dejean.
Për ish – Mbretin e Pop-it fotografi ka thënë se ka pasur një dashuri të veçantë dhe vazhdon edhe sot e kujton me lot në sy.
Publikimi i këtyre imazheve vjen në përvjetorin e 6- të të vdekjes së Michael Jackson./tvklan.al