Një çift është vënë nën kritika të ashpra nga përdoruesit e rrjeteve sociale pasi janë paraqitur përmes një fotografie, të cilën e kanë publikuar në Instagram.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, blogerët e udhëtimit, Kelly Castille, 33 dhe Kody Workman, 32 vjeç, të cilët janë me prejardhje nga Bali, por që janë me origjinë nga Luiziana dhe Michigan, kanë ndarë një fotografi dramatike të tyre duke u paraqitur në “Kayon Jungle Resort” në Ubud më 3 prill.
Fotografia tregon se Kelly u përkushtua me guxim nga skajet e një pishine trekatëshe, ndërsa puthi të dashurin Kody, i cili ishte duke qëndruar në ujë dhe duke mbajtur atë nga krahët, duke i lënë këmbët dhe trupin e saj të qëndronin lirshëm.
Por ndërkohë që çifti këmbëngul se ata morën çdo masë paraprake, ndërsa fotografuan imazhin, ata u ballafaquan me një reagim të ashpër nga ndjekësit e Instagram, të cilët i kanë sulmuar ata për të vënë në dukje nevojën e tyre për tu pëlqyer, para sigurisë së tyre.
Madje fotoja ka nxitur një debat të egër në seksionin e komenteve, me shumë njerëz që e vlerësojnë veprimin e çiftit si ‘të rrezikshëm’ dhe ‘budalla’.
Megjithatë, ka pasur edhe nga të tillë të cilët kanë folur duke mbrojtur veprimin e tyre, gjithsesi duke thënë se ata duhet lejuar të bëjnë atë që u pëlqen me kusht që të ndihen të sigurt.
Pas marrjes së një numri të komenteve negative, çifti pastaj vazhdoi për të mbrojtur imazhin, duke këmbëngulur se ata ishin ‘super të ngadalshëm dhe të kujdesshëm’, duke shtuar se ata nuk kishin frikë sepse ata kanë ‘besim të plotë në veprimet e njëri-tjetrit’. /Telegrafi/