Një elefant duke se i vinte turp të pozonte para objektivit të aparatit, pasi është fotografuar duke u fshehur pas shkurreve – por pa sukses pasi trupin e kishte më të madh.
Fotografi Staffan Widstrand, 60-vjeç, ka arritur ta shkrep fotografi të bukur artistike në rezervatin privat Marataba në Limpopo të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.
Në fotografi shihet sesi përkundër dëshirës së elefantit që të fshihet pas shkurreve, hunda dhe bishti dukeshin shumë qartë. Ky rezervat është i njohur për lumenjtë, shkurret, zogjtë dhe ofron peizazhe të rralla që pak kund mund të shihen.
Ndërkaq fotografia e këtij elefanti është duke u pëlqyer në masë të madhe në mbarë botën, dhe deri më tani ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje. /Telegrafi/