Fotografi të armatimit të konfiskuar në rrethinën e Zveçanit – dyshohet se ka mbetur nga sulmi i Banjskës

E publikuar: 14/05/2024 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Lidhur me operacionin policor, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media.

Hoxha tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj.” – tha ai.

Hoxha ka thënë se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

REL ka publikuar fotografi të armatimit të konfiskuar: