Fotografi me fat e kapi momentin kur balena e rëndë 20 tonelata, kërceu dhe doli tërësisht nga uji (Foto)

E publikuar: 26/06/2018 05:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Balena gungaçe që besohet të jetë e rëndë rreth 20 tonelata, ka dhënë një shfaqje të mahnitshme, duke kërcyer dhe nxjerrë trupin tërësisht nga sipërfaqja e ujit.

Të pranishmit që ishin në atë bregdet në Sydney të Australisë, patën mundësinë ta shohin çastin kur krijesa gjigante qëndroi pothuajse vertikalisht në ajër, transmeton Telegrafi.

Momenti i rrallë është kapur nga fotografi i botës së egër, John Goodridge i cili mund të thuhet se ishte në vendin më të duhur në momentin e duhur.

Balena duke u rrotullua në ajër

“Isha gati të largojë kamerën dhe të kthehem në breg, kur papritmas doli kjo balenë. Gjallesa të tilla kërcejnë shpesh mbi sipërfaqe, por kjo ishte një rrotullim i përkryer i tërë trupit”, ka thënë Goodrdge.

Për 54 vjet, sa punon si fotograf i botës së egër, këto imazhe po i konsideron si ndër më të veçantat që i ka shkrepur ndonjëherë.  /Telegrafi/