Foto pa sutjena, Kluadia dhe mamaja e saj ndezin sërish sherrin me komentuesit!

E publikuar: 03/12/2017 04:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Madje do përmenden në komente e fyerje Albi Nako, ish bashkëshorti i saj si dhe mamaja, Lumia që del e mbron gjithmonë të bijën.

Në këtë foto provokuese pa të brendshme, dhe vetëm me një fund ngjyrë rozë kanë shpërthyer komentet që e vlerësojnë punën e Klaudias, por ka patur edhe nga ata që gjithmonë i kujtojnë ‘vëllain madh’, siç e cilësoi ajo tashmë Albin.

Gjithsesi Klaudia ka vazhduar jetën e saj në Itali pas ndarjes me Albin, ndërsa është mjaft aktive në rrjetet sociale me foto mjaft provokuese. Kaq mjafton që ndjekësit në rrjetet sociale të nisin në çdo foto të njëjtin avaz. Madje së fundmi aktive ka qenë dhe e ëma e Klaudias e cila siç shikojmë edhe në këtë foto hot të së bijës, nuk i ka lënë mangët përgjigjet për ta mbrojtur atë. 

Edhe Klaudia sot mesa duket ka patur shumë kohë të lirë për tu marrë një për një me komentet që asaj i janë dukur pa vend në këtë foto. /Gazeta Express/