Foto kundër vetëvrasjes, pësoi të njëjtin fat!

E publikuar: 29/09/2016 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri u vetëvra vetëm disa javë pasi kishte postuar një foto në Facebook, duke u përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin për vetëvrasjet dhe shëndetin mendor.

Reece Rebetzke, nga Mackay në Queensland, postoi foton më 22 fusht, si pjesë e një fushate virale për parandalimin e vetëvrasjeve. 23 vjeçari u fotografua duke qeshur si dhe duke bërë një gjest me dorën e tij.

“Vrasësi më i madh i njerëzve të moshës nën 45 vjeç, është vetëvrasja. Në vitin 2014, 4623 persona i dhanë fund jetës së tyre. Kjo do të thotë 12 burra çdo ditë, në njeri në çdo dy orë. Le të tregojmë të gjithë se njerëzit në të gjithë botën duhet të jenë OK”, shkroi ai.

Por, vetëm pak javë më vonë, më 20 shtator ai u vetëvra në shtëpinë e tij.

38e73c5500000578-3812972-image-a-58_1475122313581