Janë bërë disa javë prej se u publikuan lajme për ndarjen e Tunës dhe Cozman’it. Shkuarja e të dy artistëve në Londër në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën ngjarje ka bërë të ngritën thashetheme se gjithë këtë punën e ndarjes artistët e kishin bërë për të rënë në sy dhe se nuk ishin ndarë kurrë, se ishin ndarë por më pas ishin ribashkuar, etj.
Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Tuna e Cozman shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në një eveniment në Londër. Mirëpo, Express po ashtu merr vesh se ky takim dhe ky “ribashkim” ka ndodhur vetëm për çështje pune.
Burime të sigurta të Gazetës Express, konfirmojnë që çifti është ndarë përfundimisht dhe që arsyeja e takimit të tyre në Londër ka qenë një eveniment i modës, ku Tuna është takuar me shumë figura të rëndësishme të industrisë së modës.
Express merr vesh se Tuna do ta vazhdojë karrierën e saj me një menaxhment të ri profesional. Për momentin, sipas burimeve të Express’it, Tuna është në pushime dhe po përgatit projekte të mëdha me artistë të huaj të muzikës të cilat pritet të lansohen shumë shpejt.
Kushedi, ndoshta ndonjëherë do t’i bashkojë puna dhe biznesi. Mbetet të shihet…