Letra e bujshme e kryeministrit drejtuar ministrave në pranverën e këtij viti, ka zgjuar interes lidhur me cilësinë e qeverisjes, por ka një grup tjetër qytetarësh që e kanë lexuar krejt ndryshe, raporton Droni.
Një forum i quajtur Observatori Kombëtar kundër Islamofobisë konsideron se letra e kryeministrit drejtuar ministrave është mbushur me një fjalor islamofob.
“Fjala “turk” gjatë periudhës së Perandorisë Osmane ishte sinonim i fjalës “musliman”. Atëherë cilin “turk” brenda vetes duhet të vrasin ministrat, sipas Ramës? Përdorimi i arkaizmave të tilla, të cilat janë produkt i kohës së errët të komunizmit dhe propagandës antifetare tregon se mendja dhe shpirti i këtyre njerëzve që na udhëheqin nuk ndahet nga ajo trashëgimi ideologjike që na la diktatura komuniste”.
Vetë kryeministri u vu në qendër të kritikave nga media arabe kur gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe ministrat Tahiri, Bushati dhe Ahmetaj, vizitoi një xhami duke mbajtur mbathur këpucët.