Formula 1 mbyllet me dominimin e Rosberg në Abu Dhabi

E publikuar: 29/11/2015 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Botërori i Formula 1 përfundoi me një tjetër goditje që Nico Rosberg i dha shokut të skuadrës, Leëis Hamilton. I nisur nga pole position, gjermani dhuroi një tjetër provë force, duke e detyruar kampionin e vitit 2015 të kënaqej me vendin e dytë.

Rosberg nuk bëri asnjë gabim, regjistroi xhiro të shpejta të një pas njëshme dhe e mbajti Hamilton gjatë gjithë kohës në distancë sigurie. Edhe pse gara për titullin ishte e mbyllur, goditjet që gjermani i dha Leëis në fundin e sezonit nuk janë të parëndësishme, pasi në lojë është dominimi brenda skuadrës.

Mercedes nuk do të lejojë më klasifikime si pilot i parë dhe pilot mbështetës, por në fundin e kampionatit, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi, Rosberg tregoi se zotëron një shpejtësi të rallë në pistë.

Hamilton u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, rezultat që cilësohet minimal në sezonin që sapo u mbyll, pas dominimit të makinës Mercedes. Prodhuesi gjerman thjesht i kënaqet vitit rekord, me 16 gara të fituara, ashtu si në vitin 2014. Në 12 raste, pilotët e Mercedes i kanë mbyllur garat në dy vendet e para, ndërsa në total koleksionuan 32 podiume, një më tepër se sezonin e kaluar.

Një tjetër personazh që meritoi duartrokitjet ishte Kimi Raikkonen, i cili e ngjiti Ferrarin në podium, duke u klasifikuar i treti në finish. Rezultat që shërben si ngushëllim për “kokëkuqen”.

Paraqitje e mirë edhe për Sebastian Vettel, që edhe pse e nisi garën në vendin e 15-të, në fund u klasifikua i katërti. Në vendin e pestë u rendit Sergio Perez me Force India, i ndjekur nga Riçardo me Red Bull dhe makina tjetër Force India e Nico Hulkenberg. Dhjetëshja e parë u mbyll nga Massa me Williams, Grosjean me Lotus dhe Daniil Kvyat i Red Bull./ss/