Formula 1, Hamilton i pandalshëm, “pole” në Hungari

E publikuar: 25/07/2015 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BUDAPEST, HUNGARY – JULY 25: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP drives during qualifying for the Formula One Grand Prix of Hungary at Hungaroring on July 25, 2015 in Budapest, Hungary. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Nuk ka rivalë për Lewis Hamilton as në Hungari ku kampioni i botës regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Hungaroring. Britaniku zbriti i karikuar në pistë për raundin e dhjetë sezonal duke dominuar në të tre sesionet e provave ku la pas shokun e skuadrës Nico Rosberg dhe ish 4 herë kampionin e botës, Sebastian Vettel.

Mercedesi i Hamilton fluturoi mbi asfaltin hungarez për t’i dhënë një avantazh të madh në radhën e nisjes britanikut i cili mban vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm me 17 pikë më shumë se gjermani.

Me kohën 1 minutë, 22 sekonda e 20 të qindtat, Hamilton interpretoi në perfeksion xhiron në sekondat e fundit të sesionit të tretë edhe pse Rosberg e kishte mbyllur provën e tij duke ia dorëzuar vendin e parë shokut të skuadrës. Vetëm koha e tretë më e mirë për Ferrarin e Vettel që hasi vështirësi në garimin e tij duke i mbyllur provat me 7 të dhjetat më shumë, i ndjekur nga Daniel Ricciardo, i cili ngiu në fund Kimi Raikkonen.

Zhgënjimi shkoi për skuadrën Williams me dyshen Bottas-Massa respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, ndërsa Fernando Alonso do të niset nga radha e tetë me kohën e 15 më të mirë./ss/