Formohet Komisioni i Posaçëm për parandalimin e infeksionit me koronavirus

E publikuar: 12/03/2020 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është votuar Komisioni i Posaçëm për parandalimin e infeksionit me koronavirusin COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky komision ka për obligim që të shpërndajë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, te policia, doganierët, e te të gjitha shërbimet tjera emergjente.

“Të përgatiten objekte të nevojshme për vendosjen e personave të prekur. Hyrje-daljet e qytetarëve nga Kosova të kontrollohen nga personeli shëndetësor. Bizneset të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos i lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse të kontrollit të dalin në terren ku ofrohen materialet bazike”, tha Kurti, raporton KOHA.

Kabineti qeveritar miratoi pa asnjë votë kundër Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit me koronavirusin COVID-19.