Formimi i institucioneve, “nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn administrata amerikane”

E publikuar: 01/05/2025 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe për mosformimin e Qeverisë në Klan Kosova.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet.

Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament, nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu.