Barcelona e pret nga Camp Nou, skuadrën e Tottenhamit, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit e kanë siguruar kalimin tutje dhe pozitën e parë, ndërsa do të luajnë për krenari në këtë përballje.
Në anën tjetër anglezët e kanë shumë të vështirë, pasi për të kaluar tutje iu duhet një fitore.
Heung-min Son e Gerard Pique. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Ernesto Valverde për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë shumë ndryshime.
Lionel Messi dhe Luis Suarez janë pushuar për këtë ndeshje. Valverde i ka futur nga fillimi Dembele, Munir e Coutinho në sulm.
Në anën tjetër Mauricio Pochettino do të startojë me ekipin më të mirë që e ka në dispozicion.
Harry Kane . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Në mbrojtje do të jenë Alderweireld, Vertonghen, ndërsa sulmi i është besuar Kane me Son, Dele Ali e Eriksen .
Ndeshja zhvillohet në Camp Nou nga 21:00. /Telegrafi/
Formacionet zyrtare
Barcelona: Cillessen, Semedo, Lenglet, Vermaelen, Miranda, Rakitic, Aleñà, Arthur, Dembele, Munir, Coutinho.
Tottenham: Lloris, Walker-Peters, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.

















