Vinicius Jr poshtëroi Mikel Oyarzabalin me një lëvizje mahnitëse gjatë fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën.
Anësori 21-vjeçar ka qenë në formë fantastike këtë sezon dhe ka shënuar 12 herë dhe ka regjistruar shtatë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Vinicius shtoi numrin e golave të tij pasi kaloi Los Blancos në avantazh vetëm pak minuta nga starti i pjesës së dytë.
Megjithatë, ylli i Madridit bëri që Oyarzabal të turpërohej nga lëvizja e tij, e natyrisht se tifozët në stadium e pëlqyen shumë.
Ferland Mendy bëri një pasim te Vinicius, prekja e parë e të cilit menjëherë e shmangu një Oyarzabal të nxituar. /Telegrafi/
Skills and thrills in #RealSociedadRealMadrid… 🔥
LIVE on #LaLigaTV! 🔛 pic.twitter.com/jzGbn7Eaie
— LaLigaTV (@LaLigaTV) December 4, 2021