Fordi që kushton 400 mijë dollarë (Foto)

E publikuar: 09/03/2015 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ford GT, versioni post produktiv i të cilit pati premierën evropiane në Sallonin e Automobilave në Gjenevë, do të fillojë prodhimin në fund të vitit 2016.

Nga kompania thonë se çmimi i kësaj super veture në tregun amerikan do të jetë në rang me Lamborghini Aventador, që në SHBA kushton 397.500 dollarë, transmeton koha.net

Detajet për çmimin e Ford GT të ardhshëm serik i ka kumtuar drejtori i repartit për vetura sportive të këtij prodhuesi amerikan, Dave Pericek.

Ai në Gjenevë ka zbuluar se Ford GT dëshiron të mbetet ekskluziv, prandaj prodhimi vjetor i tij do të kufizohet në 250 njësi.

Koncepti, i cili për herë të parë është treguar në fillim të vitit 2015 në Panairin e Detroitit, është zhvilluar nga viti 2013, e kompania ia doli ta mbante të fshehtë pothuaj deri në prag të premierës botërore.

Ford GT ka motorin V6 Twin-Turbo EcoBoost e është me më shumë se 600 KF.

Ford GT paraprak është prodhuar nga viti 2004 deri 2006 e janë prodhuar gjithsej 4.038 copë e në SHBA nga ta janë shitur 3.452 vetura.

ford1 ford2