Forcat ruse “pushtojnë” Serbinë, NATO-ja Malin e Zi!

E publikuar: 02/11/2016 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë serbe ka publikuar në Facebook video-incizimin dhe fotografi nga pritja e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë.

Ushtarët rusë dhe bjellorusë kanë arritur sot në Serbi, ku do të marrin pjesë në ushtrimin taktik “Vëllazëria sllave 2016”, transmeton lajmi.net.

Ata kanë aterruar në aeroportin Batajnica, ku i ka pritur komandanti i brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Zoran Veliçkoviq.

Në këtë ushtrim, që do të mbahet nga 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë ruse, 56 ushtarë bjellorusë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Në anën tjetër, NATO-ja në Mal të Zi njëkohësisht me ushtrimin në Serbi do të nis stërvitjen me forcat malazeze dhe ato të rajonit tonë.

Këto dy ushtrime në të njëjtën kohë në rajonin tonë, janë parë si ngritje e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.

ruska-1024x683