Forca të shtuara arrijnë te shkolla “Xhevdet Doda” pas kërcënimit për bombë, Policia jep detaje

E publikuar: 18/05/2022 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të shtuara Policisë së Kosovës kanë arritur të Shkolla “Xhevdet Doda”, atje ku është bërë një kërcënim për një mjet shpërthyes.Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë marrë kërcënimin përmes postës elektronike.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Ahmeti.