ID:65188762
Fabian Topallaj
Qe kur se sistemi demokratik pluralist zëvendësoi atë diktatorial këtu e 25 vite me pare, liria e shprehjes ne Shqipëri nuk ka qene asnjëherë kaq e kufizuar dhe e rrezikuar sa sot. Pavarësisht se shpifja është dekriminalizuar dhe numri i mediave te shkruara apo vizive është disafishuar ne një kohe te shkurtër, përsëri censura e tyre duket te jete shtuar dhe jo e kundërta.
Kjo sepse pronaret e mediave, shkruajnë me lapsin e interesave te tyre te biznesit politiken editoriale te redaksive. S’ka se si shpjegohet ndryshe që çuditërisht sot vetëm 2 media mbrojnë ligjin e ricikluar te plehrave, vetëm mediat e universiteteve te klientelës nuk i raportojnë fare protestat e maturanteve kundër ligjit te arsimit te larte, apo pothuaj te gjitha mediat ne vend kane një bonsens te pakuptimte ndaj te gjithë kryebashkiakeve te Tiranes, sa kohe ata janë ne detyre dhe firmosin lejet e ndërtimit.
Rrënimi i besueshmërisë dhe audienca e munguar ne këto raste nuk është problemi i ketij biznesi. Jo vetëm konsolidimi i pozitës se tyre ne treg përball audiencës por dhe te ardhurat qe krijojnë vete mediat janë disafish me te ulëta se ato qe krijohen nëpërmjet saj, për bizneset e tjera te pronareve te tyre.
Edhe dominanca ne tregun mediatik te një grupi njerëzish qe numërohen me gishtat e dorës dhe qe ne rolin e pronarit kontrollojnë politiken editoriale, ka lehtësuar se tepërmi mundësinë qe nëpërmjet këtyre te fundit pushtetet te mund te censurojnë te vërtetën. Kjo problematike behet me e ndjeshme po te sjellim ne vëmendje pamundësinë e krijimit te organeve te reja te shtypit apo televizive, për shkak te nivelit te madh te investimit qe kërkohet, për shkak te vështirësisë për te konkurruar me operatore qe janë konsoliduar prej vitesh ne treg, apo për shkak te monopolizimit te infrastrukturës se transmetimit dhe shpërndarjes.
Ne këto kushte, prodhimi i lajmit ne baze te raportit te interesave ndërmjet qeveritareve dhe pronareve te medias, trajtimi i tij si mjet për te përmbushur këto interesa, madje dhe transmetimi apo jo i lajmit ne varësi te realizimit te këtyre interesave midis pushtetit dhe një grupi shume te ngushte njerëzish, krijon kushte për kufizueshmerine absolute te lirisë se medias ne një vend formalisht demokratik, sic Shqipëria është. Sa kohe interesat private diktojnë lajmin, ky i fundit asnjëherë nuk do te mund te përmbushe interesin e publikut.
Me ndonje perjashtim te rralle, media tradicionale ne Shqipëri ka dale prej rolit te saj për te informuar publikun ne përputhje me interesin e këtij te fundit. Bllokimi i transmetimit te një investigimi mbi aferën korruptive dhe kriminale te Veliajt ne Landfillin e Sharrës dhe heshtja e pjesës tjetër te medias për këtë rast flagrant te censurës ndaj lirisë se medias, është prova e ketij deformimi te rrezikshëm per demokracinë tone te brishte.
Dhe ne ketë pike merr një vlere te veçante një lloj i ri prodhimi, transmetimi dhe trajtimi i lajmit. Lajmi qe vjen nëpërmjet medias virtuale, ose te quajtur ndryshe asaj online.
Media virtuale nuk ka pronare
Ndryshe nga mediat tradicionale qe kërkojnë investime te mëdha kapitale për themelimin e tyre, media virtuale kërkon vetëm një aparat kompjuterik për prodhimin dhe transmetimin e informacionit. Sot pothuaj te gjithë gazetaret me te njohur ne vend kane një reviste online, një portal mediatik ku përveç opinioneve te tyre, publikojnë dhe lajme te konfirmuara prej burimeve te tyre gazetareske. Thjeshtësia për themelimin e një media online, dhe lehtësia e transmetimit te saj nëpërmjet internetit, ka rrezuar dominancen e kapitalit mbi median. Ne kushtet kur çdo njeri, pa shpenzuar asnjë leke, mund te krijoje një profil ne Facebook e rrjedhimisht te prodhoje dhe transmetoje informacion ne kohe reale me nje grup shume te madh njerëzish, ka rene përfundimisht dominanca e parëse mbi informacionin.
Nga njëra ane askush nuk ka aq para sa te mund te blejë te gjithë njerëzit qe posedojne nje profil ne fb. Nga ana tjeter, pushteti ende nuk ka asnje mjet ligjor per te ndikur dhe kufizuar lirine e shprehjes per keto lloj mediash. Ndryshe nga mediat e shkruara apo audiovizive ku licensimi per transmetim, detyrimet fiskale te nje biznesi, apo edhe favoret qe lidhin pushtetet me poseduesit e ketyre mediave, krijojne kushte per censurim te informacionit, ne rastin e medias virtuale poseduesi i saj nuk krijon asnje marredhenie me autoritetin shteteror. Dhe per kete arsye, ai eshte shume me i cliruar nga presioni i pushtetit ne procesin e prodhimit te informacionit.
Madje rregullat tipike qe imponon audienca e kerkuar e medias virtuale, dikton nevojen qe nje portal apo faqe informative ne fb, te posedohet dhe administrohet njekohesisht nga disa njerez, dhe mundesisht ata te mbesin anonime per publikun. Dhe me te vertete, faqet me te medha te medias online sot ne vend, te cilat kane dhe ndikimin me te madh mbi opinionin publik, jo vetem nuk administrohen nga nje njeri i vetem, por poseduesit e tyre mbesin anonime per publikun. Vlen per tu permendur ketu faqet “Jeta Osh Qef”, “Lolita”, apo “Nisma Thurrje”.
Lehtesia per themelimin e nje media online, rregullat tipike qe te imponon nevoja per sukse, jo vetem ka ulur rendesine e parase per kontrollin e saj, por ka defaktorizuar cdo mjet te pushtetit per censurimin e informacionit qe prodhohet dhe transmetohet ne kete lloj media.
Prodhimi plural i lajmit
Ne median tradicionale prodhimii lajmit eshte i centralizuar ne nje grup redaksishe, e rrjedhimisht ne vullnetin dhe vleresimin e nje grupit te caktuar njerzish qe drejtojne keto fabrika informacioni. Cdo mengjes gazetaret do duhet te dalin ne terren dhe te vleresojne se cila ngjarje perben interes per publikun dhe cila jo, cdo mbremje redaktoret do te vlersojne se cilen kronike do te publikojne apo transmetojne dhe cilen do duhet ta skualifikojne per shkak te minutazhit te edicionit te lajmeve apo faqeve te limitura te medias se shkruar. Nje process shume i veshtire dhe me limite te imponuara edhe ne rastin kur vullneti eshte i paster per ti sherbyer informimit publik. Nje process thellesisht i deformuar po te kemi parasysh se nje grup drejtuesish te redaksive te mediave tradicionale, marrin keto vendime edhe ne baze te interesave personale qe jo gjithmone perputhen me ato publike.
Media virtuale jo vetem nuk e ka kete problem, por ajo ka nje infrastrukture te atille ku vete publiku prodhon dhe imponon lajmin dhe jo anasjelltas. Celularet e qytetareve jane shendruar ne kronikane qe transmetojne informacion kudo ngjarja te ndodhe. Nje video apo nje foto e hedhur ne internet, do te beje xhiron e rrjetit nese ngjarja qe ajo percjelle perben interes per publikun. Ne mungese te medias virtuale, sot shqiptaret nuk do te kishin te njejtin informacion dhe perceptim per sasine e kanabisit te mbjelle anekend Shqiperise, per menyren se si blihen votat ne zgjedhje, apo si dhunohen nga organet shteterore lirite dhe te drejtat themelore ne rruget e vendit apo zyrat e shtetit. Cdo qytetar deshmitar ne nje ngjarje, eshte kthyer sot ne nje media qe mund te prodhoje lajm. Fiksimi i ngjarjes nepermjet aparateve celulare nuk krijon asnje dyshim mbi vertetesine e lajmit dhe mundesia e raportuesit per te ruajtur anonimatin e tij vetem sa ndihmon shperndarjen e informacionit per publikun e gjere.
Madje kjo infrastrukture qe e lidh publikun dhe informimin ne nje marredhenie te ndersjellte, siguron dhe pamundesine e deformimit te lajmit nga media tradicionale. Nese vete protestuesit kunder ndertimit ne parkun e liqenit artificial te Tiranes nuk do te kishin faktuar nepermjet xhirimit, dhunimin barbar qe ju be atyre ne mesnate per te demoralizuar protesten e shoqerise civile, jo vetem ky lajm nuk do te ishte bere i njohur per publikun, por keto pretendime me gjase do te beheshin objekt talljeje i ndonje emisioni humoristik ne median tradicionale. Mund te gjejme me dhjetra prova se menyra e prodhimit te lajmit ne median virtuale siguron informimin me vertetesi maksimale te cdo ngjarjeje qe perben interes per publikun.
Shperndarja eshte forca e medias virtuale
Media tradicionale eshte nje forme komunikimi e njeanshme me publikun. Nga njera ane jane redaksite dhe gazetaret qe pergatisin informacionet per ndjekesit dhe nga ana tjeter jane keta te fundit qe duhet te konsumojne nje produkt te gatshem. Pavarsisht perpjekjeve per te perfshire publikun ne prodhimin e lajmit te medias tradicionale, kjo eshte nje gje pothuaj e pamundur po te kemi parasysh menyren e formezimit dhe transmetimit te lajmit ne mediat e shkruara apo audiovizive. Sa ndjeshmerite e publikut arrijne te publikohen ne median tradicionale varet me se shumti prej profesionalizmit te gazetareve se sa prej vete publikut qe nuk ka asnje instrument per te imponuar mediatizimin e problemeve dhe shqetesimeve te tija reale. Mungesa e nje sistemi profesional te matjes se audiences ne median audiovizive apo te shperndarjes se shtypit te shkruar ne te gjithe territorin, eshte gjithashtu pengese per seleksionimin e informacionit duke u bazuar ne kerkesat dhe interesat e qytetareve.
Forca me e madhe e medias online qendron pikerisht tek inkorporimi i publikut jo vetem ne prodhimin dhe trajtimin e lajmit por dhe ne shperndarjen e tij. Ne median virtuale audienca nuk eshte vetem konsumatore e lajmeve, por dhe prodhuese dhe transmetuese e tyre. Ne te gjitha format e mediave online ekzistojne 2 komanda qe inkorporojne publikun ne trajtimin dhe shperndarjen e informacionit. Mundesia e cilitdo per te komentuar mbi nje ngjarje e pasuron lajmin dhe e sjelle ate shume afer shqetsimeve reale te qytetareve, si dhe mundesia per te shperndare lajmin, pamundeson cdo perpjekje per te censuruar te verteten.
Ne shume raste, me te vlefshme jane informacionet qe vijne ne formen e komenteve se sa vete lajmi i publikuar ne median virtuale. Fotot qe i realizuan pushuesit nje te kerkuari per trafik nderkombetar droge teksa merrte qetesisht diell mbi nje skaf ne bregdetin e jugut, i bene shume me te besueshme akuzat e opozites dhe liderit te saj Basha se shteti kishte marre ne mbrojtje ish drejtorin e nje agjensie shteterore pasi ai ishte shpallur ne kerkim nga fqinji yne jugor per organizim te trafikut nderkombetar te narkotikeve.
Bllokimi dhe censurimi i lajmit ne median virtuale eshte krejtesisht i pamundur. Audienca ka ne dore shperndarjen e lajmit dhe rrjedhimisht dhe suksesin e tij. Dhe pse pak e zhvilluar ne ate kohe, pa median virtuale, shqiptaret nuk do te kishin sprapsur perpjekjen per demontimin e armeve kimike siriane ne vend.
Matja ne kohe reale e audiences qe merr nje lajm ne median virtuale nga njera ane Imponon publikimin e cdo informacioni qe perben interes per publikun dhe nga ana tjeter siguron raportim te tij nga media online ne perputhje me te verteten. Cdo portal qe rrefuzon te publikoje nje lajm qe ka marre vemendien e publikut, apo te manipuloje te verteten mbi nje ngjarje te caktuar, nuk ka bere gje tjeter vetem se ka demtuar veten e tij, sepse ne rastin e medias online, audienca gjithmone ka mundesi te shkoje te lajmi dhe jo anasjelltas. Infrastruktura qe ofron media virtuale, e kthen audiencen ne barometrin percaktues per lajmet qe do duhet te raportohen dhe per menyren e raportimit te tyre madje. Ne te kundert, braktisja qe audienca do ti beje portalit qe nuk ndjek kerkesat e saja, apo lajmit te manipuluar, do ti defaktorizoje totalisht keto te fundit dhe qellimet e tyre. Prova se si media virtuale ndjek kerkesat e audiences per lajmin qe do te transmetoje, eshte rasti i intervistes se komisarit te policies Zagani ku denoncoheshin lidhjet e krimit me nivelet me te larta shteterore ne vend, e cila pasi u censuarua nga e gjithe media tradicionale, pati nje perhapje te gjere dhe shume te sukseshme me botimin e saj ne median online.
Rrezimi i monopolit te opinionberjes
Nje metode per te ndikuar publikun eshte dhe drejtimi i opinionit mbi nje qasje te caktuar te zhvillimeve politike apo shoqerore dhe perpunimi i tij nepermjet qendrimeve redaksionale te mediave apo dhe analizave te opinionberesve te cilet trajtohen si profesioniste qe mund te japin gjykime te vlefshme per ceshtje apo ngjarje te caktuara.
Ne kushtet kur nje ngjarje nuk mund te fshihet perballe syve te opinionit, mbetet vetem te manipulohen shkaqet apo pasojat e saja. Dhe ketu marrin nje rendesi te vecante opinionberesit. Ata te cilet e drejtojne opinionin mbi nje qendrim te caktuar. Rasti tipik eshte fushata e ethshme mediatike e nje grupi opinionberesish qe ne kushtet e deshtimeve te njepasnjeshme te Qeverise, kerkojne te bindnin publikun se reformat jo vetem jane bere sipas standarteve europiane, por ato edhe pse nuk kane impakt he per he mbi cilesine e jetes se qytetareve, do te prodhojne te mira te jashtezakoshme per vendin, mjafton qe qeveria te marre dhe nje mandate te dyte.
Keto opinione kane nje vlere te madhe per qytetaret qe jo ne cdo rast kane kohen dhe deshiren e nevojshme per te njohur te gjitha faktet e zhvillimeve publike apo dhe per ti analizuar personalisht ato. Ne keto kushte, qendrimet redaksionale ne formen e opinionit apo dhe analizat e opinionberesve qe marrin nje audience te larte kur perhapen nepermjet mediave tradicionale, kane nje rendesi te madhe sa i perket gjykimit te opinionit publik, aq i rendesishem per te percaktuar zhvillimet politike dhe shoqerore.
Ne rastin e medias online bie rendesia dhe mundesia e ndikimit te opinionit me keto metodika ne thelb manipulative. Ne momentin qe cdo qytetar ka mundesine te jap opinionin e tij mbi nje zhvillim te caktuar, askush nuk e ka me monopolin e te vertetes, aq me pak mundesine e drejtimit te opinionit publik drejt nje qasjeje te caktuar. Shumellojshmeria e gjykimeve te zhvillimeve, mundesia e perhapjes se opinionit personal dhe e ndarjes se mendimeve nepermjet komunikimit online me nje grup te madh njerzish, defaktorizon cdo perpjekje per ndikimin e opinionit drejt nje te vertete te pjesshme dhe te imponuar. Rregullat e vecanta qe dikton komunikimi i medias online, ku opinioni nuk duhet te jete i gjate, fjala merre force kur ajo shprehet ne menyre satirike apo ironike dhe mundesisht e shoqeruar me imazh, ka krijuar sot ne vend nje grup personazhesh te medias online qe diktojne opinionin publik shume me teper se cdo analist apo opinionberes qe ka pasur deri me sot monopolin e ketij profesioni. Nje karikature e Bujar Kapexhiut e hedhur ne rrjet, nje mem i Genc Sejkos i publikuar fillimisht ne faqen Qeveriu, nje batute e “Lolites” mbi ngjarjen e dites, nje mendim i prof Artan Fuges, apo nje status qe nga Amerika i Agim Xhafkes, jo vetem shperndahet ne rrjet ne menyre te rrufeshme, por ndikojne publikun shume me teper se analizat e lodhshme dhe shpesh te porositura te opinionberesve ne mediat tradicionale. Gazetare te njohur te vendit e diktojne opinionin me teper me statuset e tyre ne facebook se sa me emisionet apo kronikat televizive. Rasti i Arian Canit, Andi Bejtjes, Dritan Hiles dhe Lutfi Dervishit qe jane shume aktiv ne median virtuale, apo gazetareve Ylli Dylgjeri, Bledian Koka, Julian Deda, Elona Meco etj, jane shembuj i forces dhe lirise qe te krijon media virtuale.
Media online si garante e lirise se shprehjes
E nisa pergatitjen e ketij shkrimi ne mbremjen e se dieles te dates tete tetor, dite kur gazetaret e emisionit investigativ “Publicus” lajmeruan se pronaret e medias ku ata punonin kishin bllokuar transmetimin e nje investigimi mbi aferen korruptive te Veliajt ne Landfillin e Sharres, afere qe ishte bere shkak dhe i te pakten nje vdekjeje. Perpjekja per zbulimin e te vertetes se kesaj afere nderkohe kishte cuar ne shkarkimin nga puna te nje grupi gazetaresh ne median tradicionale, perfshi dhe Alida Toten, kryeredaktore e nje televizioni qe sapo kishte filluar te shperndante sinjal.
Mbremjen qe kisha perfunduar pothuaj te gjithe analizen e rendesise se medias virtuale dhe garancive qe ajo krijon per lirine e shprehjes ne nje vend si Shqiperia, producentet e emisionit “Publicus” vendosen qe ta hidhnin ne Youtube, emisionin e censuruar deri ne ate moment.
Te gjitha mediat virtuale, ato qe funksionojne vetem si te tilla te pakten,Syri.net, Lapsi.al, citynews.al dhe Jeta Osh Qef, e transmetuan menjehere ne portalet e tyre videon e censuruar deri ne ate moment. Faqet me me shume ndikim ne Facebook si ajo e ish Kryeministrit Berisha, Lolita, apo dhe deputetit Blushi, e shperndane emisionin per ndjekesit e tyre te shumte gjithashtu.
Censurimi qe ju be ketij investigimi nga media tradicionale jo vetem nuk ndikoj ne numrin e shqiptareve qe e ndoqen ate nepermjet medias online, por kam pershtypjen se ai ishte bumerangu i vete censuruesve. Lajmi i bllokimit te emisionit vetem sa shtoj vemendien e audiences, e cila pati mundesi me pas ta ndiqte investigimin ne programin me te ndjekura ne vend, “Opinion” i Blendi Fevziut. Meida virtuale dhe rregullat e saja vertetuan dhe nje here ne kete rast se censura ndaj lirise se shprehjes eshte e pamundur ne rastin e medias online.
Kjo media novative e cila ka pesuar nje zhvillim te madh dy vitet e fundit, merre nje rendesi te jashtezakonshme per situaten ku ndodhet Shqiperia sot. Ne kushtet qe propaganda dhe metodat manipulative jane mjeti i vetem efikas me te cilen po mbahet ne kembe nje pushtet i rrenuar, roli i medias virtuale ka marre rendesi dhe sa i perket fateve te demokracise se brishte ne vend. Ndaj, ne perfundim te ketij shkrimi, nuk na mbetet vecse te themi se propozimet e Qeverise per te vendosur norma ligjore qe gjoja “rregullojne” komunikimin ne median virtuale, nuk jane gje tjeter vetem se perpjekje per te siguruar instrumenta shteterore kontrolli edhe mbi kete lloj media, te vetmin oaz te mbetur te lirise se shprehjes ne Shqiperi. Nese kjo ndodh, atehere mund te themi me bindje se perfundimisht censura dominoi mbi te lirine e shprehjes, manipulimi qenka me i forte se e verteta ne vendin tone, oligarkia e mposhti nje here e pergjithmone demokracine dhe se Shqiperia nuk ka me asnje shprese te zhvillohet si e gjithe Europa.