Saranda është renditur si një ndër 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve “Best Christmas Market”, në Europë.
Renditja është bërë nga prestigjiozja “Forbes” për periudhën 2023-2024, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destinations”.
20 destinacionet janë përzgjedhur nga një ofertë e 142 tregjeve të Krishtlindjeve në Evropë.
Udhëtarët i kanë vendosur këto 20 vende në krye të renditjes së tyre të Tregut më të mirë të Krishtlindjeve në Evropë, për periudhën 2023-2024.
Destinacionet e përzgjedhura janë: “Asti-Govone, Birmingham, Bruges, Bruksel, Budapest, Craiova, Dresden, Edinburg, Londër, Madeira, Manchester, Metz, Montbéliard, Poznan, Pragë, Riga, Sarandë, Trier, Valkenburg, Vjenë”.
Ekzaktësisht Saranda ka zënë vendin e 15-të, me 20.059 vota, duke lënë pas disa destinacione të tjera në “top 20-shen”.
Shumica e udhëtarëve që votuan janë nga:
– Mbretëria e Bashkuar (23.71%)
– Shtetet e Bashkuara (18.89%)
– Irlanda (6,09%)
– Gjermani (7,25%)
– Holanda (6,56%).
– Franca (4,32%)
– Itali (5,75%)