Revista Forbes vlerëson se Real Madridi është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, me 3.26 miliardë dollarë.
Kështu, ky klub për tri vjet me radhë plasohet në vendin e parë të klubeve më të vlefshme në botë, megjithqë vlera e tij ka rënë për 5%.
I dyti në këtë listë është klubi i futbollit Barcelona, me 3.16 miliardë dollarë, pastaj radhitet Manchester United me 3.1, i katërti është Bayern Munich me 2.35, e kështu me radhë. Mëtutje në listë gjenden edhe Manchester City (1.38 miliardë dollarë), Chelsea (1.37), Liverpool (982 milionë), Juventus (837 milionë) dhe klubi i futbollit Milan (775 milionë), raporton AP nga Nju Jorku.
Forbes vlerëson se të ardhurat për periudhën 2013-2014 ishin 746 milionë dollarë për Realin, 657 milionë për Barcelonën, 703 milionë për Manchester United, dhe 661 milionë për Bayernin.