Fondi i Kursimeve Pensionale bënë shkelje gjatë procedurave në 6 tenderë

E publikuar: 03/02/2016 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondi i kursimeve pensionale të Kosovës (FKPK), i cili menaxhon miliona euro nga kontributetet e qytetarëve të vendit, ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit gjatë procedurave në gjashtë tenderë.

Këto shkelja janë evidentuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), shkruan ORAinfo.

Sipas këtij raporti gjatë inspektimit të Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës, është vërtetuar se ky institucion publik nuk ka vepruar në harmoni me kërkesat e legjislacionit.

“Duke anashkaluar kërkesat e nenit 55.30 të udhëzuesit operativ për prokurim public”, shkruan në këtë raport.

Shklejet sipas këtij raporti janë bërë në këta tetë tenderë:

– Shtypja e raportit vjetor

– Shërbimet e përkthimit përshtatjes, lektori mit dhe përkthimit simulant

– Hulumtimi i opinionit për Brendi e FKPK-së

– Furnizim me FBX dhe licenca te Mikrosoftit pjesa 1

– Furnizim me Haurdver për infrastrukturën ekzistues

– Furnizim afatgjatë me naftë për vetura e nxemje

Raporti konstaton se në dosjen e këtyre aktiviteteve mungon një numër I dokumenteve

“Nuk ekziston dokumentacion që dëshmon mbarëvajtjen e implementimit të kontratës si, vendimi për caktimin e menaxherit dhe plani i menaxhimit të kontratës, dokumente këto që evidentojnë menaxhimin e kontratës sipas kushteve të parapara”, shkruan raporti i KRPP-së transmeton Gazeta Fjala.

KRPP ka kërkuar nga Fondi i Kursimeve që të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e duhura që të plotësohet e gjithë dosja e aktiviteteve të prokurimit që kanë të bëjë me menaxhimin e kontratës.