Trajneri i Kosovës, Franco Foda është paraqitur në një konferencë për shtyp, menjëherë pas ndeshjes ndaj Qipros.
Kosova fitoi 4-0 në udhëtim te Qipro, me dy gola të Muriqit dhe nga një të shënuar nga Dellova dhe Rrahmani.
Në konferencë, Foda foli edhe për tre futbollistët e përjashtuar, Zhegrovën, Muric dhe Muslijën.
Ai foli shumë shkurtë, dukë bërë me dije se nuk ka çka të thotë më shumë rreth kësaj situate.
“Federata e ka dhënë deklaratën dhe ka njoftuar vendimin, ne të tjerët jemi fokusuar në ndeshje.” – ka thënë ai.